Ballina Aktualitet “Skandali i Vlora Hysenit nuk është histori rozë”/ Aktivisti thirrje studentëve: Shteti...

“Skandali i Vlora Hysenit nuk është histori rozë”/ Aktivisti thirrje studentëve: Shteti ka rënë! Bashkohuni në shesh

19
0

Aktivisti Arben Kola, teksa mori fjalën në protestën përpara Kryeministrisë, u ndal te skandali që ka përfshirë Shërbimin Informativ dhe ish drejtuesen Vlora Hyseni, duke thënë se po tentojnë që ta trajtojnë si histori rozë.

Aktivisti tha se shteti ka rënë, ndërsa iu drejtua Prokurorisë së Posaçme Antikorrupsion që të veprojë ndaj kryeministrit Edi Rama dhe Presidentit Bajram Begaj.

“Një thirrje për SPAK dhe BKH, veproni dhe arrestoni sa më shpejt tradhtarin e kombit Bajram Begaj, i cili ka cenuar sigurinë e Shqipërisë. Bashkë me Bajramin, kemi kryetradhtarin Edvin Ramoviç, Vlora Hysenin. Të gjithë këta janë shkaktarë të shitjes së Shqipërisë, shitjes së informacionit dhe cenimit të sigurisë kombëtare.

Prandaj kjo është përtej historisë rozë, shteti ka rënë dhe vetëm shqiptarët e mirë mund ta mbrojnë këtë shtet dhe ta bëjnë Shqipërinë.”, tha ai.

Një thirrje adresoi edhe për studentët, të cilëve iu tha se duhet të dalin masivisht në shesh dhe të marrin në dorë fatet e vendit.

“Një thirrje shkon për studentët, bashkohuni në sheshin e lirisë dhe merrni udhëheqjen për Shqipërinë e lirë dhe demokratike. “, shtoi Kola.

Ai theksoi më tej se Shqipëria kërkon drejtësi, demokraci dhe një parlament që të përfaqësohet nga shqiptarët dhe jo tradhtarët. Po ashtu, ai përmendi rëndësinë e një Kushtetute të re dhe një Kodi të ri Zgjedhor.