Ballina Sport Skandal në RTSH: Tallje live me futbollistin afrikan të Burrelit, klubi reagon...

Skandal në RTSH: Tallje live me futbollistin afrikan të Burrelit, klubi reagon ashpër

92
0

Për incidentin e turpshëm ku një palo analist dhe moderatorja Sako, kanë fyer dhe janë tallur deri ne racizem, ka reaguar ashpër klubi i Burrelit, i cili e cilësoi sjelljen në studio si “akt të turpshëm bullizmi dhe me nuanca raciste”.

Në reagimin zyrtar të shpërndarë në Instagram, klubi thekson:

“Një gjuhë e tillë, pavarësisht nëse maskohet si ‘shaka’, nuk ka vend as në sport dhe as në shoqërinë tonë.”

Klubi i doli në mbrojtje futbollistit, duke e cilësuar Siaw-in “pjesë të familjes së Burrelit” dhe një lojtar që ka fituar respektin e tifozëve për përkushtimin dhe profesionalizmin e tij.

Edhe trajneri i Burrelit, Samuel Nikaj, reagoi me një mesazh të fortë:

“Disa humbasin gjithçka për të ruajtur dinjitetin. Të tjerë fitojnë gjithçka, por e shesin shpirtin për një vend në tavolinë.”

Klubi kërkon që RTSH dhe drejtuesit e emisionit të marrin përgjegjësinë për ngjarjen dhe të kërkojnë falje publike ndaj lojtarit dhe skuadrës së Burrelit.