Ballina Sport Manchester United nuk merr më shumë se një pikë ndaj Leeds Utd

Manchester United nuk merr më shumë se një pikë ndaj Leeds Utd

63
0

Manchester United ka marrë vetëm një pikë në përballjen (1:1) me Leeds United, në ndeshjen e javës së shtatë të Premier League.

Në një ndeshje të luftuar, vendasit ia dolën të ndalnin skuadrën e Manchester Unitedit, duke siguruar një pikë të rëndësishme.

Në minutën e 35-të, Manchester United kaloi në epërsi, 0:1. Youri Tielemans dërgoi një pasim të shkëlqyer në zonë, ku Bryan Mbeumo përfitoi nga krosimi dhe e dërgoi topin në këndin e poshtëm të djathtë të portës.

Leeds United reagoi në pjesën e dytë dhe në minutën e 51-të barazoi rezultatin në 1:1.

Pas një goditjeje nga këndi, topi kaloi nëpër zonën e rreptësisë dhe arriti te Dominic Calvert-Lewin, i cili goditi saktë në këndin e poshtëm të djathtë, duke mos i lënë asnjë mundësi portierit.

Pas këtij barazimi, Leeds Utd renditet në vendin e shtatë me 10 pikë, ndërsa Manchester United gjendet në pozitën e 13-të, me tri pikë më pak.