NASA anulon misionin hapësinor të planifikuar, për shkak të dyshimeve se një stuhi diellore po i afrohet që sipas studimeve po i afrohet Tokës.
Kjo stuhi diellore pritet të jetë ndër më të fuqishmet e 20 viteve të fundit dhe mund të shkaktojë probleme si në sistemin GPS të anijes hapësinore, ashtu edhe në sistemet e komunikimit.
Siç transmeton Sky News duke iu referuar Shërbimit Gjeologjik Britanik (BGS), stuhi diellore tashmë ka filluar të ndikojë komunikimet dhe sistemin e navigimit satelitor.
Kompania Blue Origin e Jeff Bezos-it kishte në plan të lëshonte raketën New Glenn ditën e sotme dhe misioni duhej të dërgonte në hapësirë dy anije hapësinore “ESCAPADE” të NASA-s me destinacion Marsin.
Shtyrjen e misionit e njoftoi Blue Origin në X duke shënuar se “New Glenn është gati për lëshim. Megjithatë, për shkak të aktivitetit diellor veçanërisht të lartë dhe ndikimeve të mundshme në anijen ESCAPADE, NASA shtyn lëshimin derisa të përmirësohen kushtet në hapësirë”.
Një stuhi diellore është shpërthimi i grimcave, energjisë, fushave magnetike dhe materialit që hidhet në hapësirë nga Dielli dhe mund të shqetësojë fushën magnetike të Tokës, sipas NASA-s.







