Ballina Rajoni Humbi jetën në vendin e punës, identifikohet 45-vjeçari shqiptar! Banorët protestojnë të...

Humbi jetën në vendin e punës, identifikohet 45-vjeçari shqiptar! Banorët protestojnë të revoltuar

96
0

Identifikohet 45-vjeçari shqiptar që humbi jetën pasi pasi ra nga një lartësi gjatë kryerjes së meremetimeve në një çati në Greqi.

Viktimë mbeti shtetasi Mariglen Hoxha ose siç i thërrisnin të gjithë, Mario, i cili ishte punëtor në sektorin e ushqimit. Ngjarja ndodhi pranë aeroportit lokal, ku ai kishte shkuar për të punuar jashtë orarit për të plotësuar të ardhura, pasi familja e tij përbëhet nga pesë anëtarë.

Ngjarja ka shkaktuar tronditje të madhe në ishull veçanërisht te komuniteti shqiptar i Lesvos, ku punëtori jetonte prej vitesh, përcjell “TCH”.

Mriglen Hoxha ishte i njohur për një akt heroik, ku vitin e kaluar ai shpëtoi një grua të moshuar që kishte rënë në det teksa po hipte në tragetin e ankoruar në portin e qytetit, duke vënë në rrezik jetën e tij.

Pas ngjarjes, Qendra Punëtore e Mytilinit dhe Sindikata e Ndërtuesve organizuan një protestë dhe tubim solidariteti për familjen e viktimës ku merrni pjesë edhe shumë emigrantë shqiptarë në ishull, raporton gazetari i Top Channel, Aleksandër Marku. Protestuesit denoncuan mungesën e masave të sigurisë dhe theksuan se shumë punonjës në sektorin privat janë të detyruar të bëjnë dy ose tre punë për të përballuar jetesën. Pronarja e shtëpisë ku po kryheshin punimet është arrestuar.

Duke mbajtur pankarta në duar në Sheshin Sappho, protestuesit kanë kërkuar  masa konkrete për të parandaluar humbjen e jetëve të tjera në punë.

Mytilini sot nuk humbi vetëm një punëtor, humbi një hero të përditshëm, një njeri që shpëtoi jetën e tjetrit dhe humbi të tijën për shkak të neglizhencës, thuhet në njoftimin përkatës.