Ballina Kronika Plagosi 32-vjeçarin me armë zjarri në Bulqizë, arrestohet autori! Sekuestrohet arma dhe...

Plagosi 32-vjeçarin me armë zjarri në Bulqizë, arrestohet autori! Sekuestrohet arma dhe 5 fishekë

106
0

32-vjeçari Halit Bajraktari është arrestuar nga Policia e Dibrës pas 4 ditësh i shpallur në kërkim për plagosjen e 32-vjeçarit Alban Tançi në Bulqizë.

Halit Bajraktari akuzohet për veprat penale “Vrasja, e mbetur në tentativë”, “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, teksa pas një konflikti qëlloi në drejtim të Alban Tançit duke e lënë të plagosur. Sakaq, policia ka sekuestruar armën e zjarrit tip pistoletë si dhe 5 copë fishekë.

“DVP Dibër

Ndalohet dhe vihet në pranga autori i ngjarjes së ndodhur më 13 nëntor, ku tentoi të vriste me armë zjarri një 32-vjeçar, i cili mbeti i plagosur.
Sekuestrohet arma e zjarrit, pistoletë, me të cilën autori tentoi të vriste 32-vjeçarin.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Rënda, në Drejtorinë Vendore të Policisë Dibër, bënë ndalimin e shtetasit në kërkim H.B., 32 vjeç, banues në Bulqizë.
Ndalimi i tij u bë pasi, më datë 13 nëntor 2025, dyshohet se pas një konflikti të mëparshëm, ky shtetas ka tentuar të vrasë me armë zjarri, duke e lënë të plagosur shtetasin A.T., 32 vjeç, banues në Bulqizë.
Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua arma e zjarrit, tip pistoletë, me 5 copë fishekë.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër, për veprime të mëtejshme”, njofton policia.