Ballina Kronika Shkoi për të prerë dru, humb jetën 65-vjeçari në Maliq

Shkoi për të prerë dru, humb jetën 65-vjeçari në Maliq

0
92

Një 65-vjeçar ka ndërruar jetë në fshatin Symize të Maliqit, teksa po priste dru në pyllin e fshatit.

Burime bëjnë me dije se ai ka shkuar për të prerë dru dhe dyshohet se ka pësuar infarkt.

Mësohet se 65-vjeçari vuante nga probleme kardiake.

Megjithatë pritet të bëhet këqyrja në morgun e spitalit të Korçës për të zbuluar shkakun e vdekjes.Detaje të mëtejshme priten në vijim.