Nga Eduard Zaloshnja
Kam lexuar shumë memuarë të autorëve që kanë qenë bash në mes të vorbullave të jashtëzakonshme politike të tri shekujve të fundit në SHBA. Kam lexuar pak memuarë të autorëve që kanë qenë bash në mes të vorbullave të jashtëzakonshme politike të tri dekadave të fundit në Shqipëri.
Po libri “Fillimet” i Preç Zogajt (botuar këto ditë), ha bukë veç (shumë veç) ndër shumë që kam lexuar atje dhe këtu.
Ngaqë kam qenë dëshmitar okular i shumë episodeve të periudhës 1990-91 në Tiranë (që Zogaj përshkruan në librin “Fillimet”), mund të them me plot gojë se autori e ka ruajtur objektivitetin e penës së kronikanit me një rigorozitet pothuaj perfekt. Por kronikanë ka patur shumë historia botërore…
Ndërthurja e penës së kronikanit rigoroz Zogaj me penën e poetit të talentuar Zogaj e bën librin e tij “Fillimet” një kryevepër të memuaristikës politike shqiptare. Sipas opinionit tim si analist/lexues i vëmendshëm, libri i Zogajt qendron ndoshta edhe mbi nivelin e lartë stilistikisht të librit memuaristik “A Promised Land”, të Barak Obamës në SHBA, pavarsisht se ky i fundit qendron politikisht shumë, shumë, shumë më lart se Zogaj në skenën botërore…







