Ballina Aktualitet Dokumenti/ PS dhe PD u bënë bashkë në Kamëz, Këshilli Bashkiak votoi...

Dokumenti/ PS dhe PD u bënë bashkë në Kamëz, Këshilli Bashkiak votoi pro rritjes së çmimit për biletat e autobusit

87
0

PD dhe PS janë bërë bashkë në Këshillin Bashkiak të Kamzës për të rritur biletën e transportit urban.

Në mënyrë krejt të befte, nga 1 nëntori qytetarët që përdorin linjën e transportit urban Kamëz–Tiranë dhe ato të Paskuqan-Tiranë janë duke pagur më shumë për biletën e autobusit si dhe për abonentë për këto linja.

Vendimi u miratua një muaj më parë në heshtje të plotë dhe ai përcakton se qytetarët që përdorin linjat Kamëz-Tiranë dhe Paskuqan-Tirane do të paguajnë 50 lekë për bilete nga 40 lekë që ishte aktualisht duke e rritur biletën me 10 lekë.

Por sipas dokumenteve që ka siguruar “BalkanWeb”, ky vendim është miratuar me votat e këshilltarëve të majtë dhe të djathtë. Në dokumentin më poshtë janë 31 këshilltarë që kanë dhënë aprovimin për këtë vendim, por një pjesë janë nga Koalicioni Bashkë Fitojmë.

Emra si, Bardhok Osmani, Shkëlqim Kosiqi, Enver Buci, Faik Basha, etj., vijnë nga radhët e opozitës.

Mësohet s3 operatori i linjës ka depozituar pranë Drejtorisë së Transportit të Bashkisë Kamëz kërkesë për rritjen e tarifës, të mbështetur me analizë të detajuar të kostove dhe argumente ekonomike.

Më pas Bashkia e Kamzës ka hartuar një relacion teknik dhe financiar për arsyetimin e ndryshimit të çmimit. Ky propozim është shqyrtuar nga komisionet përkatëse të Këshillit Bashkiak që mbulojnë ekonominë, financat dhe transportin, dhe në fund është miratuar me votim nga Këshilli Bashkiak, ku duket se PS e PD janë bërë bashkë.

Img 20251117 Wa0033
Img 20251117 Wa0032