Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha në një konferencë për gazetarët, deklaroi se ish-zëvendëskryeministri Arben Ahmetaj ka qenë i pranishëm në takimin e Ramës me Ballukun në Ankara për tunelin e Llagarasë.
Ai tha se Ahmetaj, ka deklaruar se ai që ka ‘ngrënë dardha’ është Rama dhe jo Balluku. Mes të tjerash Berisha theksoi se Balluku nuk jep dorëheqje.
“Të dashur qytetare dhe qytetarë, dëshmitari dhe njeriu që denoncoi me forcën më të madhe tunelin e Llogarasë, ish-zëvendëskryeministri Arben Ahmetaj, i pranishëm në takimin e Ankarasë të Edi Ramës dhe Lubisë, u tha shqiptarëve se jo Lubia, por është Rama që ka ngrënë dardha prapa shpinës së Lubisë.
Po, po e dëgjuat vetë ju.
E vërteta është se Lubia ka shërbyer thjesht si mashë në shkelje të plotë të ligjeve të vendit.
Masha e Edi Ramës për të plaçkitur të paktën 90 milionë euro, apo sipas Arben Ahmetajt 97 milionë euro.
Pra, edhe njëherë për të kuptuar se pse Lubia nuk jep dorëheqjen, për të kuptuar se si ajo, se kështu është gen kriminal, u them unë ju, gjyshi i saj ka qenë serial killer dhe kjo e tmerron Edi Ramën.
Ajo i është betuar që unë të marr me vete sepse nuk jam unë, por je ti që më ke urdhëruar mua të firmos çdo gjë me këtë kompani, që na urdhërove të anulojmë tenderin.
Ajo ka përdorur një terminologji frojdiane në komunikimin me të, por e vërteta është se ajo transkriptohet se dardhat pas shpinës së Belindës i ka ngrënë Rama. Kumbullat pas shpinës së Lubisë i ka ngrënë Rama.
Kështu që siç e shihni, ajo e shqiptarëve, e vjetra, e lashta, keni parë, nuk keni parë, shkon një i vdekur me një të gjallë, janë bërë si Kostandini dhe Dhoqina.”, tha Berisha.







