Ballina Politika Rama merr fjalën në Kuvend, deputetët e opozitës i kthejnë shpinën, kryeministri:...

Rama merr fjalën në Kuvend, deputetët e opozitës i kthejnë shpinën, kryeministri: Më mirë kurrizi juaj se sa fytyra

76
0

Deputetet e Partisë Demokratike kanë mbajtur një qëndrim ndaj kryeministrit Edi Rama, kur ky i fundit mori fjalën për të prezantuar buxhetin në Parlament.

Në momentin që Rama fillon të flasë, të gjithë ligjvënësit e PD u ngritën dhe kthyen kurrizin.

Kjo situatë u kalua me ironi nga kryeministri, i cili tha se “edhe të ankohen për ligjin edhe të më ktheni kurrizin mua sikur nuk shkon”.

Më tej kreu i qeverisë u shpreh se “është më mirë t’i kthejnë kurrizin sesa fytyrat”.

“Edhe të ankohen për ligjin edhe të më ktheni kurrizin mua sikur nuk shkon.

Megjithatë faleminderit për këtë lehtësim që i bëni fjalimit tim, sepse më mirë shpina sesa fytyra juaj”, tha Rama në nisje të fjalës së tij.