Mijëra shqiptarë vijojnë të mblidhen çdo ditë në protestë, me synimin për t’i dhënë fund tranzicionit të stërzgjatur dhe për të kërkuar largimin e qeverisë.
Sipas protestuesve, pjesëmarrja e qytetarëve është dëshmi e pakënaqësisë së madhe ndaj qeverisjes dhe korrupsionit. Gjatë protestës u komentua edhe paraqitja e kryeministrit Edi Rama në Pogradec, ndërsa u kritikua propaganda qeveritare që, sipas tyre, përpiqet ta paraqesë kryeministrin si një lider global dhe inovativ.
Protestuesit akuzuan Ramën se përpiqet të shmangë përgjegjësinë për problemet e vendit, duke ia atribuar ato administratës shtetërore. Ata kundërshtuan gjithashtu nismat dhe platformat e prezantuara nga qeveria, duke i cilësuar si pjesë të një modeli propagandistik.
Në ditën e 86-të të protestave, kërkesa mbetet e njëjtë: dorëheqja e kryeministrit Edi Rama dhe ndryshimi i mënyrës së qeverisjes së vendit.
“Mijëra shqiptarë janë bashkë çdo ditë për t’i dhënë fund tranzicionit të stërzgjatur. Është e jashtëzakonshme që shqiptarët zgjedhin të dalin mbi interesat e tyre për të larguar këtë qeveri të korruptuar dhe kryeministër arrogant.
U gëzova që e pashë Ramën në Pogradec të mpakur dhe pa ide. Makina e propagandës na e ka servirur lide global, inovativ.
Edi Rama sot për të disatën herë u përpoq të na tregonte se nuk është ai fajtori për qeverisjen që vuajmë, por administrata shtetërore tha se ka dy mënyra për ta rreglluar “Besa” dhe “Pasqyra Albania” një riprodhim i Shqipëria që duam.
Ndaj sot vijojmë të kërkojmë dorëheqjen e Edi Ramës si 86 ditë me radhë”, tha aktivisti.







