Legjenda gjermane e futbollit Dieter Herzog ka vdekur në moshën 79 – vjeçare
Gjatë karrierës së tij, ai kaloi shtatë vjet në radhët e Bayer Leverkusenit midis viteve 1976 dhe 1983, dhe para kësaj ai luajti për Fortuna Dusseldorfin për gjashtë sezone.
:Jemi thellësisht të tronditur nga vdekja e tij, Herzog ishte një nga pjesët e rëndësishme të historisë së Bayerit nga mesi i viteve ’70 deri në fillim të viteve ’80 të shekullit të kaluar, dhe edhe pas kësaj ai punoi për klubin për një kohë të gjatë”, thuhet nga Bayer Leverkusen.
Ai luajti pesë ndeshje për ekipin kombëtar gjerman dhe ishte anëtar i ekipit që fitoi Kupën e Botës në vitin 1974.
Si një sulmues i krahut të majtë, Herzog dha një kontribut të rëndësishëm në fitoret ndaj ish Jugosllavisë (2:0) dhe Suedisë (4:2), në rrugën drejt një triumfi 2:1 kundër Holandës.







