Ballina Aktualitet “Nesër reshje të dendura në të gjitha qarqet”, Gjoni paralajmëron: Ja lumenjtë...

“Nesër reshje të dendura në të gjitha qarqet”, Gjoni paralajmëron: Ja lumenjtë ku prurjet janë në pikë kritike

27
0

Reshjet e rëna gjatë ditëve të fundit kanë krijuar një situatë problematike në disa qarqe në vend, ku janë çarë argjinatura, janë përmbytur banesa dhe janë evakuar banorë.

Anira Gjoni, nga Instituti i Gjeoshkencave e ftuar në një studio televizive tha se reshjet do të vijojnë edhe gjatë ditës së nesërme në të gjitha qarqet, ndërsa intensive do të jenë në qarqet Vlorë dhe Gjirokastër.

Gjoni nënvizoi se në këto qarqe mund të ketë edhe shtim të nivelit të ujit në lumenjë.

‘Reshjet do të jenë intensive në Qarkun e Vlorës dhe të Gjirokastrës dhe mund të shfaqen problematika sa i takon shtimit të nivelit të lumenjëve që kalojnë në këto zona. Nesër do të ketë reshje mesatare të shiut në qarqet Kukës, Dibër, Lezhë, Durrës, Tiranë dhe Elbasan dhe do të jenë në formën e shtrëngatave, ndërsa në pjesën tjetër të qarqeve do të jenë mesatare’, tha Gjoni.

Gjoni bëri me dije edhe se cilët janë lumenjtë ku prurjet janë në pikë kritike.

‘Problematika sa i takon rritjes së prurjeve në lumenjë janë në lumin Shkumbin, Seman, Mat dhe Vjosë, situata mbetet kritike në këto lumenjë, pasi do të ketë rritje për shkak të vazhdimit të reshjeve në këto zona’, tha ajo.

Teksa tha se reshjet do të vijojnë edhe gjatë fundjavës, Gjoni informoi se më pas do të ketë një ndërprerje për të rinisuar nisin javën tjetër, por me një intensitet më të ulët.

‘Reshjet do të vijojnë deri në datën 23 pastaj do të ketë ndërprerje dhe më pas do të nisin javën tjetër por jo me këtë intensitet që kanë qenë këto ditë’, tha Gjoni.