Ballina Lifestyle Këngëtares i ndodh e papritura, infektohet me Covid-19 dhe tërhiqet nga eventet

Këngëtares i ndodh e papritura, infektohet me Covid-19 dhe tërhiqet nga eventet

20
0

Këngëtarja e njohur, Ariana Grande, ka zbuluar se është infektuar me Covid-19. Këngëtarja gjatë kohëve të fundit ka patur një agjendë të ngjeshur për shkak të promovimit të filmit të saj të ri.

Përmes një postimi në instastory, këngëtarja Ariana Grande ka ndarë një foto pak çaste përpara se të shfaqte simptomat.

“Momentet para Covid”, shkruan ajo mbi foto, duke të lënë të kuptohet se sëmundja e gjeti në një moment mjaft të papërshtatshëm.

Sipas Variety, infektimi me COVID-19 e ka detyruar Arianën të anullojë paraqitjen e planifikuar në The Kelly Clarkson Show, si edhe disa sesione të rëndësishme Q&A mbi filmin, të cilat priteshin të ndiqeshin nga fansat. Lajmi vjen në një moment kritik të turit promocional, vetëm pak ditë para daljes së filmit në kinema.