Ballina Kronika Aksident i frikshëm/ Makina del nga rruga, dhe futet në lokal, detajet...

Aksident i frikshëm/ Makina del nga rruga, dhe futet në lokal, detajet e para

45
0

Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në aksin rrugor Gostim – Mollas në Cërrik.

Një automjet është futur në brendësi të një lokali ndërsa 3 persona raportohet të jenë plagosur, por fatmirësisht ndodhen jashtë rreziku për jetën.

Sakaq, në vendin e ngjarjes ka mbërritur policia ndërsa po hetohen rrethanat e qarta që shkaktuan aksidentin.