Ballina Kosovë Ishin fshehur në thasë me pajisje peshkimi, zbulohen 300 kilogramë eksploziv në...

Ishin fshehur në thasë me pajisje peshkimi, zbulohen 300 kilogramë eksploziv në Zvërnicë të Kosovës

37
0

300 kilogramë eksploziv janë zbuluar në pikën kufitare të Zvërnicës.

Lajmi është dhënë nga Dogana e Kosovës, që bën me dije se zyrtarët doganorë kanë ndaluar për kontroll një automjet të tipit furgon, i cili është dërguar në vijën e dytë për kontroll të detajuar, në kuadër të bashkëpunimit ndërinstitucional me Policinë Kufitare.

Gjatë intervistimit, pala ka deklaruar se nuk posedon mallra për deklarim. Gjatë kontrollit është hasur në mallra të padeklaruara, përkatësisht mallra të ndaluara dhe të rrezikshme (eksploziv), të vendosura në thasë dhe pako, me peshë rreth 300 kilogramë, të cilat ishin fshehur në bagazhin e automjetit dhe të kamufluara me pajisje peshkimi.

“Malli është ndaluar, ndërsa ndaj palës është iniciuar procedurë për kundërvajtje doganore, sipas dispozitave të Kodit Doganor dhe të Akcizave të Kosovës (KDAK), ndërsa rasti i është dorëzuar Policisë Kufitare, e cila po vazhdon me veprimet e mëtejshme ligjore”, thuhet në njoftim.