Opozita shqiptare po organizon Foltoren e dytë, kësaj here përpara kryeministrisë duke kërkuar dorëheqjen e Edi Ramës dhe Belinda Ballukut.
Foltorja parlamentaro-qytetare ka ftuar për të mbajtur fjalime jo vetëm ligjvënësit, por edhe qytetarët.
Ndërkohë, bien në sy edhe pankartat pikante.
Në njërën prej tyre thuhet: ‘Nëse vjedh një bukë, të fusin në qeli, nëse vjedh një popull, të japin ministri’.







