Ballina Aktualitet E trishtë/ Ndërron jetë në moshën 40-vjeçare këngëtari Shpat Kasapi

E trishtë/ Ndërron jetë në moshën 40-vjeçare këngëtari Shpat Kasapi

39
0

Ndërron jetë në moshën 40-vjeçare këngëtari nga Tetova Shpat Kasapi.

Mediat maqedonase raportojnë se artisti ka ndërruar jetë si pasojë e një arresti kardiak ndërsa ishte në Itali.

Shpat Kasapi ka qenë një nga emrat më të njohur dhe më të dashur të skenës muzikore shqiptare.

I lindur më 1 maj 1985 në Tetovë, ai u rrit në një familje me traditë muzikore. Karriera e tij nisi në fillim të viteve 2000, ku shumë shpejt u bë një prej idhujve të rinisë me stilin e tij.

Kasapi ka lënë pas djalin e tij, Roar me ish-bashkëshorten Selvije Jao, me të cilën u nda pas disa vitesh lidhje.