Nga Sami Arifi
Forcat ushtarake dhe të milicisë serbe, pas fillimit të bombardimit të NATO-s, më 24 mars të vitit 1999, u intensifikuan krimet dhe përndjekjet ndaj popullit shqiptar. Më 25 mars të vitit 1999, forcat e milicisë serbe, në Bellacërkë të Rahovecit bënë një plojë të llahtarshme duke vrarë e ekzekutuar 60-të shqiptarë, në këtë ditë edhe në Celinë të Rahovecit u ekzekutuan 82 shqiptarë. Kriminelët serbë në mëngjesin e 25 mait 1999, Mishko Llakoviq i sigurimit shtetëror për Prishtinë, David Gaiq i sigurimit shtetëror për Fushë Kosovë dhe Sreten Lukiq i sigurimit shtetëror për Serbi ekzekutuan intelektualin, avokatin dhe aktivistin për të drejta të njeriut Bajram Kelmendin me dy bijtë e tij, Kastriotin dhe Kushtrimin.
Masakra në Krushë, Në mëngjesin e 26 marsit të vitit 1999, rrethohet me tanke fshati Krusha e Vogël, serbët e fshatit së bashku me kriminel tjerë serbë filluan djegjen e shtëpive, ata së pari i ndanë burrat nga gratë, 129 burra i hedhën në rrugë me duar në zverk, i pushkatuan dhe iu shtinë zjarrin. Kolën dhe Antonin që ishin shqiptar me konfesion katolik iu thanë se po iu lirojmë, “Jo ua kthyen ata nuk ndahemi nga të tjerët”, edhe këta ekzekutohen nga kriminelët serbë.
Kriminelët serbë, pasi i kallinë kufomat i hedhin në lumin Drin. Sipas Kadri Dellovës profesor i sociologjisë deklaron, se në Krushë të Madhe, më 25,26 dhe me 27 mars të vitit 1999 u masakruan 241 shqiptarë, në këtë fshat nga Tribunali i Hagës u gjetën 8-të varre masive, 2 krematoriume dhe 800 shtëpi të djegura bashkë me xhaminë e fshatit. Mbetën 139 gra të veja dhe 500 fëmijë krushianë jetimë.
Masakra në Suharekë, Policia serbe fillon operacionin, më 25 mars të vitit 1999, i cili operacion quhej “Krehja e Territorit”, në krye të këtij operacioni ishte Radosllav Mitroviqi-Cegar. Ishin prezent dhe të inkuadruar në operacion çetat e Leskovcit , Nishit, Vrajës dhe Krushevcit, ata nërseheshin nga Zorani i Llazës nga Suhareka, i cili fliste shqip dhe ishte i veshur me uniformë të paramilitarëve. Ekzekutohen 48 persona të familjes Berisha ndër ta 18-të fëmijë. Pokleku i Vjetër në Drenicë përjetoi tragjedi të rënda, më 17 prill të vitit 1999, terroristët serbë ekzekutuan 56-të veta, prej tyre 23 fëmijë të moshës 12-të vjeç, të cilët, i ndezën në flakë. Milicia serbe në Rakoc të Kaçanikut ekzekutoi 25 civilë shqiptarë, në Hallaq të Vogël 19 civilë, derisa i rrmbyen 16 anëtarë të Familjes Mirela. Më 21 prill 1999, nga Fushë Kosova dhe nuk dihet për fatin e tyre. Më 27 prill 1999, në Mejë të Gjakovës u ndaluan nga kolona 500 shqiptarë, pra u rrëmbyen dhe nuk dihet për fatin e tyre. Në këtë ditë në fshatin Guskë u vranë 25 shqiptarë civilë, në Dobrosh 38 dhe në Korenicë 65 civilë shqiptarë. Edhe në oborrin e Dragutin Prentiqit nga fshati Mejë citon gazetari i “Jedinstvos”, janë gjetur 20 kufoma. Forcat e milicisë dhe paramilitare të Arkanit e të Sheshelit ndan nga kolona 500 shqiptarë civilë dhe i ekzekutuan, ku viktimat kryesisht ishin nga fshati Keçekollë, Grashticë e të tjera. Në Studime të Poshtme, më 02 maj të vitit 1999, u ekzekutuan 130 shqiptarë. Intelektuali i njohur akiademik Fehmi Agani u ekzekutua nga kriminelët serbë, më 6 maj të vitit 1999. Banorët e fshatit Korishtë Prizenit të cilët kishin marrë rrugë për në Shqipëri, ata ishi 87, milicia serbe i kishte marrë mburoj kundër bombardimeve të NAT0-s, të cilët i kishte strehuar në një depo, po atë natë vriten të gjithë…
Në Gradicë të Drenicës u arrestuan 290 meshkuj nga milicia serbe, më 30 prill 1999, ata u gjetën të vdekur në afërsi të Fabrikës së Feroniklit, derisa për fatin e 92 të tjerëve fare nuk dihet. Në Batajnicë, jo larg Beogradit, janë gjetur pesë varre dhe dy të tjera në Petrovo Sello afër Klladovës. Kapiteni i milicisë Karleusha, i cili i udhëhiqte kërkimet kishte deklaruar se janë mbi 1000 kufoma të transportuara nga Kosova. Në pajtim me operacionin e koduar “Patkoi”, forcat serbe të milicisë dhe ato paramilitare ndërmerrnin operacione-ofenziva shfarosëse kundër popullsisë shqiptare.
Serbët me altileri të rëndë bombarduan, pastaj i dogjën fshatratrat: Qirez, Leqinë, Klladenicë, Turiqec, Vojnik e të tjera. Njësitet barbare serbe zunë robër gra e fëmijë dhe i ngujuan në një kosh të misrit, femrat i dhunuan seksualisht, ku 8-të prej tyre u vranë mizorisht dhe kufomat e tyre u hodhën në tri puse të fshatit. Kriminelët sebë në Izbicë të Skenderajt, më 28 mars të vitit 1999, rrethojnë vendin ku ishin sterhuar më se 5000, kryesisht gra, pleq e fëmijë, pas maltretimeve të shumta, burrat ndahen nga grat e fëmijët, ku brenda disa minutave u vranë dhe masakruan më se 147 veta. Gjithashtu edhe në Qyshk të Pejës më 14 maj 1999, u vranë e masakruan 42 veta.
Në Caralluk të Malishevës, rreth orës 16:20, më 17 maj 1999, milica serbe vrau të gjithë anëtarët e familjeve Krasniqi, gjithësejt 23 anëtarë prej moshës 5 deri në moshën 65 vjeç, nuk u kursyen as gratë e fëmijët. Më 25 mars të vitit 1999, në Goden, kriminelët serbë vranë 28 shqiptarë prej moshës 18-45 vjeç, ata për të humbur gjurmët që të gjithë i dogjën. Në fshatin Kotlinë të Kaçanikut, nga kriminelët serbë u masakruan dhe u ekzekutuan 26 shqiptarë i hedhën në dy puse dhe ua vejnë eksplozivin. Në Landovicë të Prizrenit, më 26 mars të vitit 1999, ushtria serbe granatoi fshatin, ku vetëm prej një shtëpie ushtria serbe i vrau dhe masakroi 23 shqiptarë, gjithashtu edhe në fshatin Mamushë vranë e masakruan 18-të civilë. Në Matiçan u vranë nga forcat serbe 21, në mesin e të cilëve ishin shumë nxënës, gjithashtu edhe në Beleg të Deçanit, më 28 mars të vitit 1999, u masakruan shumë civilë dhe u vranë 66 banorë. Në fshatin Sopi u masakruan 35 shqiptarë.
Në Lagjën e Re të Kaçanikut në vendin Prroi i Rakocit, më 09 prill të vitit 1999, u vranë dhe u masakruan 58 shqiptarë, gjersa edhe në fshatin e Vjetër të Ferizajt u ekzekutuan 7 anëtarë të familjes Zeka dhe dy anëtarë të familjes Hoxha. Në vendin “Lugu i Demës”, në fshatin Sllovi të Lipjanit, më 15 dhe 16 prill të vitit 1999 u vranë 41 civilë, derisa edhe në afërsi të fshatit Koliq, më 18 dhe 19-të prill të vitit 1999 u vranë74 civilë….







