Ballina Sport “Napoli nuk ka vdekur”, Conte feston pas Qarabag: Kemi shumë vështirësi

“Napoli nuk ka vdekur”, Conte feston pas Qarabag: Kemi shumë vështirësi

21
0

Napoli vuan, por triumfon në Champions, me blutë e Contes që “thyen” 2-0 Qarabag. Në “Maradona”, në 5 vjetorin e ndarjes nga jeta të legjendës argjentinase, Napoli e nisi ndeshjen në sulm, por hasën jo pak vështirësi në pasin final.

Pas një pjese të parë të mbyllur me rrjeta të paprekura, Napoli fitoi një 11-metërsh në minutën e 56-të. Nga pika e bardhë, Hojlund shpërdoroi një rast të pastër me danezin që goditi keq. Pavarësisht këtij detaji, Napoli nuk hoqi dorë nga faza ofensive dhe më në fund pas disa tentativave, McTominay përfitoi nga një top i ngecur në zonë dhe me kokë dërgoi blutë në avantazh në minutën e 65-të. Ekipi i Contes ishte dhe me fat në këtë përballje me Qarabag ku në minutën e 72-të, Jankovic devijoi topin në portën e tij duke i dhuruar Napolin avantazhin e dyfishtë. Rezultati mbeti i pandryshuar deri në fund, me Napolin që ngjitet provizorisht në vendin e 18-të në kuotën e 7 pikëve.

Antonio Conte feston për këtë sukses, duke shtuar se Napoli është ende gjallë pavarësisht problemeve të mëdha që kanë pasur këtë periudhë: “Ishte një natë speciale për Napolin sepse Maradona përfaqëson diçka që është e vështirë për t’u shpjeguar nëse nuk je nga Napoli. Kërkonim ta nderonin me çdo kusht këtë mbrëmje. Napoli vërtetoi edhe një herë se nuk ka vdekur. Ndeshjet mund të fitohen ose të humben, por e rëndësishme është të japësh gjithçka. Në këto momente kemi shumë vështirësi, por duhet të gjejmë zgjidhje, duhet të shfrytëzojmë në maksimum lojtarët që kemi në dispozicion”, u shpreh Conte.