Ballina Kronika I biri u plagos me thikë, babai i të miturit: Nuk e...

I biri u plagos me thikë, babai i të miturit: Nuk e di si do të reagojmë, jeta e djalit…

51
0

Një i mitur ka mbetur i plagosur me thikë pranë zemrës pas një sherri me disa gjimnazistë në Durrës.

Babai i të miturit të plagosur dhe familjarë të tjerë nuk kanë pranuar të flasin për ngjarjen e rëndë.

“Është ende herët dhe raste të tilla duhet të qëndrojnë të izoluara. Nuk e di si do të reagojmë. Jeta e djalit është kryesorja tani.”, eshte shprehur ai jashte kamerave.

Klima e të fortit dhe dhuna mes të miturve një problem në rritje që duhet adresuar nga institucionet, sipas familjarëve.

I mituri ndodhet në gjendje të rëndë për jetën pasi ka marrë goditje me thikë pranë zemrës.