Ish-kryetari i PDK-së Memli Krasniqi, ka njoftuar se pas shtatë mandatesh në Kuvend, ka vendosur që të mos jetë pjesë e listës.
Krasniqi dha edhe arsyet e këtij vendimi.
Ai deklaroi se do të jetë plotësisht në mbështetje të kryetarit Bedri Hamza, dhe fushatës së kësaj partie.
“Në këtë fushatë, do të jem plotësisht në shërbim të fushatës sonë, të ekipit, të strukturave dhe të fitores sonë të përbashkët. Prandaj, pas shtatë mandateve si deputet i Kuvendit të Kosovës, këtë herë kam vendosur që të mos jem pjesë e listës tonë zgjedhore”, deklaroi Krasniqi.
“Ky është një vendim i qëllimshëm, që më lejon t’i përkushtohem tërësisht organizimit dhe udhëheqjes së fushatës dhe mbështetjes së plotë për Kryetarin dhe kandidatin tonë për Kryeministër, Bedri Hamza. Ecim bashkë, me besim dhe vendosmëri, për një Kosovë ma të mirë për të gjithë!”, theksoi ai.







