Ballina Aktualitet Përkeqësohet situata në Sukth/ Lumi Erzen del nga shtrati, disa fshatra në...

Përkeqësohet situata në Sukth/ Lumi Erzen del nga shtrati, disa fshatra në rrezik

124
0

Moti i keq me reshje të dendura shiu ka ngritur alarmin në zonën e Sukthit, ku Lumi Erzen ka dalë nga shtrati duke përmbytur sipërfaqe të mëdha tokash dhe duke izoluar disa fshatra.

Sipas raportimeve Ura e Vardardhës është mbuluar nga uji, duke bllokuar qarkullimin për mbi 1000 banorë të zonës, ndërsa janë përmbytur rreth 4 hektarë tokë bujqësore.

Deri më tani nuk raportohet për familje të prekura nga përmbytjet, ndërsa reshjet pritet të shtohen në orët në vijim.

Moti i keq prej ditësh ka pushtuar vendin duke shkkatuar problematika në disa qarqe. Si pasojë e reshjeve janë përmbytur banesa, toka bujqësore, biznese e bagëti.