Ballina Politika Amerikanët duan goditjen e Ballukut? Andi Bushati flet për teoritë që qarkullojnë

Amerikanët duan goditjen e Ballukut? Andi Bushati flet për teoritë që qarkullojnë

33
0

Analisti Andi Bushati, gjatë një lidhje direkte në emisionin Të Paekspozuarit në MCN TV, ka deklaruar se “pista amerikane” si aryse pse SPAK po godet Belinda Ballukun, nuk bazohet në ndonjë provë.

Ylli Rakipi: Ka patur shumë aludime, kishe edhe ti dyshime, që te Balluku po hetohet se ka edhe ndërhyrje të huaj. Luajmë shumë me teori konspirative, amerikanët, etj…

Andi Bushati: E kam hedhur këtë dyshim, por e kam hedhur, për të qenë i ndershëm, pa patur fakt, por duke u nisur nga një logjikë, që deri tani SPAK nuk ka guxuar kurrë më parë, të prekë procedura ku është implikuar Edi Rama.

E merr Veliajn për fustanet e Ajolës, Ahmetajn për vilat e grave, por jo për punët që kanë bërë në bashkëpunim me Ramën. Fakti që kemi një thyerje, ose risi, të lë të dyshosh, se në lojë është futur përdhunshëm një forcë tjetër. A janë europianë? A janë amerikanë?

Ore, a janë këto banda kriminale që kanë paguar se kanë inat Ballukun? Nuk e di, por ka një forcë tjetër që ka bërë të lëvizë trajektorja që SPAK ndjek gjithë këto vite.