Bella Hadid rrezaton vetëbesim teksa pret aromën e suksesit nga parfumi i saj i ri.
Supermodelja amerikane, 29 vjeçe, u shfaq me një kapelë të madhe dhe me një bluzë të bardhë me dekolte të thellë, teksa prezantoi aromën e saj të pestë nga marka personale, Orebella.
Ajo pozoi pothuajse topless, duke mbajtur në duar shishen e artë që përmban produktin e saj më të ri — një pamje që thekson vendosmërinë dhe ambicien e saj, shkruan “The Sun”.
Thuhet se edhe i dashuri i saj me stil kauboji, Adan Banuelos, 37 vjeç, do ta vlerësonte këtë paraqitje.
Bella dhe Adan janë në një lidhje që prej tetorit 2024, pasi u panë për herë të parë bashkë gjatë një takimi në Fort Worth, Teksas.







