Ana de Armas tregoi linjat e saj të jashtëzakonshme me një veshje sportive të ngushtë, teksa shkoi në palestër pas ndarjes nga Tom Cruise.
Aktorja e “Blonde”, 37 vjeçe, dhe ikona e Hollywood-it, 63 vjeç, janë ndarë së fundmi pasi kuptuan se “kimi nuk ishte më e njëjtë”, raportoi The US Sun.
Megjithatë, Ana u shfaq plot shkëlqim të mërkurën, pasi kishte kryer një seancë stërvitjeje në një palestër në Los Angeles., shkruan “Daily Mail”.
Ajo vuri në pah formën e saj mbresëlënëse me një komplet sportiv ngjyrë vjollcë, të përbërë nga një bustier sportiv dhe legjins të ngushtë, nga marka Women’s Best.
Pamja e saj sportive u plotësua me një kapelë të kaltër të errët LA, një palë atlete të zeza vrapimi dhe një shishe uji në ngjyrë krem.
Romanca mes Tom-it dhe Anës thuhet se nisi pasi ata “kalonin çdo ditë bashkë” gjatë trajnimeve për skenat e vështira nën ujë për trillerin e tyre Deeper, i cili aktualisht është pezulluar.







