Ballina Politika Edi Rama komenton projektin e Kushner në Sazan: Miqësia do të zgjasë...

Edi Rama komenton projektin e Kushner në Sazan: Miqësia do të zgjasë edhe përtej mandatit të Trump

38
0

Gjatë podcastit “East Side Stories”, kryeministri Edi Rama komentoi edhe projektin e dhëndrit të presidentit të SHBA, Jared Kushner në ishullin e Sazanit në Shqipëri. Rama tha se miqësia e tyre nuk është çështje politike, dhe se do të “mbijetojë” edhe përtej mandatit të Donald Trump si president. 

“Nuk është se e di saktësisht si ndodhi, por ndodhi. Ata erdhën, vizituan, e duan këtë vend, u kthyen dhe pastaj filluan të mendojnë se si të bëjnë diçka.  Mendoj se ky është një investim dhe kjo është një miqësi që zgjat shumë kohë, prandaj do të mbijetojë edhe pas Trump-it, kështu që nuk është aspak një miqësi politike. Kjo ishte ajo që thashë atëherë, dhe kjo është ajo që po them tani”, tha Rama.