Ballina Politika Lëvizjet e brendshme në selinë blu, Aulon Kalaja tregon detaje nga takimi...

Lëvizjet e brendshme në selinë blu, Aulon Kalaja tregon detaje nga takimi mes demokratëve

10
0

Bashkimi i demokratëve që grumbulluan më shumë vota në zgjedhjet e 11 majit, por që mbeten jashtë parlamentit, ka trazuar ujërat në selinë blu.

Ish-kandidati për deputet i PD-së, Aulon Kalaj, i cili ishte pjesë e këtij takimi, u shpreh në “Shqipëria Live” se nuk kishte shkuar aty për të krijuar parti të re politike dhe shpjegoi se për çfarë diskutoi në atë takim.

“Dua të bëj një sqarim, që unë nuk kam ikur në tavolinë as për të krijuar parti të re politike, as për të krijuar forum të ri politik, sepse bindjet e mija në atë tryezë, janë shumë të ndryshme. Unë mendoj që Partinë Demokratike ta kthejmë më djathtas. Nëse kjo është një lëvizje që të ikë dikush dhe të vijë dikush tjetër, unë distancohem. Kjo u bastardizuar.

Unë nuk jam dakord me epitetet, sepse merrem me përmbajtjen, jo formën. Unë personalisht kam folur për tezën e kodit zgjedhor. Çfarë do bëhet me kodin zgjedhor, pa marrë vendimin e bazës.

U duk si një kafe e të pakënaqurve? Ky është një epitet. Unë nuk jam as i Ervin Salianjit e as i Sali Berishës. Marr pjesë në forume të ndryshme për ringritjen e Partisë Demokratike. Më ka marrë Ervin Salianji në telefon dhe më ka thënë që do takohemi me kandidatë të ndryshëm që secili të tregojë problematikat që kishim në zgjedhje.

Unë nuk kam frikë njeri. Nëse nesër bëhet një tjetër takim nga një eksponent tjetër i PD-së, patjetër që do shkoj. Komenti i Berishës ka qenë korrekt. Na ka vlerësuar ne që kemi kontribuar për PD-në. Unë kam dalë i pari nga takimi”, tha ndër të tjera Kalaja.