Ballina Sport Fabregas: Como po ndjek rregullisht lojtarët e Real Madrid Castilla

Fabregas: Como po ndjek rregullisht lojtarët e Real Madrid Castilla

67
0

Trajneri i Como-s, Cesc Fabregas, e ka pranuar se klubi italian po monitoron vazhdimisht lojtarët e ekipit rezervë të Real Madrid Castilla.

Në dy sezonet e fundit, Como ka afruar nga sistemi i Real Madridit dy lojtarë të rinj, Nico Paz dhe Jacobo Ramon, ndërsa Fabregas ka theksuar se skautimi i këtij ekipi mbetet pjesë e strategjisë së klubit.

“Po, ne i ndjekim lojtarët e Real Madrid Castilla,” ka deklaruar Fabregas.

“Ne jemi gjithmonë në lëvizje dhe duhet të jemi, sepse ndonjëherë nuk mjaftojnë vetëm të dhënat apo statistikat… duhet të shohësh lojtarin në kohë reale”, tha ai.

Strategu spanjoll ka theksuar rëndësinë e vëzhgimit të detajeve në lojën e futbollistëve.

“Duhet të shohësh ndjesinë e lojtarit, kontrollin e topit, lëvizjet e tij, madje edhe mënyrën si komunikon në fushë. Këto janë shumë të rëndësishme.”

Fabregas shtoi se Como synon të forcohet vazhdimisht për të ardhmen.

“Ne po kërkojmë të përmirësohemi për të ardhmen dhe e dimë çfarë kanë arritur Nico Paz dhe Jacobo Ramon. Por ne nuk fokusohemi vetëm aty, por në tregun global në përgjithësi”, përfundoi ai.