Ballina Opinion Analizë politike mbi krizën strukturore dhe përfaqësuese në PD

Analizë politike mbi krizën strukturore dhe përfaqësuese në PD

35
0

Nga Alban Daci 

Kriza e Partisë Demokratike nuk mund të reduktohet në çështje pozicionesh apo funksionesh formale brenda strukturave drejtuese. Ajo është një krizë shumë më e thellë, me dimension institucional, përfaqësues dhe psikologjik, që ka rrënjë në mënyrën se si është ndërtuar dhe funksionon partia në raport me elektoratin e saj.

Kriza është bërë edhe më e rëndë pas humbjeve të njëpasnjëshme, edhe pse ndryshimet e lidershipit erdhën me premtimin se humbjet do të ishin një kujtim i të kaluarës dhe Rama do i kishte ditët e numëruara!

Humbjet u kthyen nga entuziazëm afatshkurtër në një dëshpërim të thellë me humbje mosbesimi! Gjithashtu krizën e ndihmuan edhe disa qëndrime të diskutueshme publike duke dhënë përshtypjen se ndarja e Opozitës dhe Pozitën është thjeshtë një lojë politike.
Drejtuesit e PD mund të kenë marrë postet, por jo autoritetin moral dhe emocional që vjen nga mbështetja spontane e anëtarësisë. Në partitë demokratike, legjitimiteti i vërtetë nuk prodhohet thjesht nga votime formale apo mbledhje forumesh, por nga besimi i bazës dhe kohezioni i elektoratit.

Ky hendek midis “zyrtarëve” dhe “demokratëve” është bërë thembra e Akilit e krizës. Shumë deputetë që sot janë nën logon e PD për shkak të rezultatit që morën kandidat të tjerë në lista të hapura në këndvështrimin e demokratëve u forcua ideja se ata e morën mandatin e pamerituar për shkak të historikut dhe marrëdhënie të besimit ndaj lidershipit!;
Sistemi elektoral me lista të mbyllura: Deputetët e PD nuk varen nga votuesit, por nga drejtuesit që vendosin renditjen në listë. Si rezultat:
Ndryshimi shihet si rrezik, jo si mundësi;
Deputetët fokusohen më shumë te ruajtja e raporteve me kryetarin/grupin drejtues sesa me anëtarësinë;
Forcat e brendshme reformuese izolohen, ndërsa status quo-ja betonizohet.

Duket ose ka një perceptim të një ndarje mes atyre që gëzojnë poste e privilegje në Opozitë që janë edhe deputet edhe anëtarë forumesh dhe shumicës së demokratëve që përballen me një opozitarizmi të egër dhe dëshpërues.
Kur legjitimiteti i deputetëve buron nga lart-poshtë, nuk ka as motiv, as presion për t’u afruar me demokratët në terren. Deputetët aktual në një situatë dëshpërueshe për t’u bërë shumicë në vend nuk kanë asnjë lloj interesi për të forcuar lidhjet me anëtarësinë! Ata kanë siguruar një mandat të plotë dhe qëndrojnë në pritje të ndryshimeve të mëdha politike që mund të ndodhin në zgjedhjet e ardhshme! Mungesa e besimit tek vetja dhe guximi për të luftuar për të gjithë i ka kthyer ata në rrogtar që aktrojnë në ditët e seancave e pastaj kthehen në rutinën e heshtjes!
Në këtë situatë problem kryesor është ai që njihet si Bunkerizimi” i partisë: kur drejtimi dhe përfaqësimi bëhen një.

PD e sotme ka pak ndryshim ose thuajse fare me subjektet politike të vendeve që nuk kanë demokracinë dhe as nuk kanë vullnetin për t’u demokratizuar!
Kur i njëjti grup dominon edhe forumet drejtuese edhe grupin parlamentar, partiakizmi bëhet i mbyllur. Kjo sjell dy pasoja:
– Mungesë qarkullimi elitesh, pra mungesë energjie dhe idesh të reja;
– Humbje komunikimi real me strukturat, pasi vendimet merren në rreth shumë të ngushtë dhe pa konsultim të gjerë.
Partia kthehet në një “bunker” ku vendimet justifikohen nga brenda, por mungon plotësisht korrigjimi nga jashtë.
Per të gjitha këto ka një perceptimi i braktisjes dhe mosbesimit. Demokratët në bazë e ndjejnë se janë hequr dorë nga roli i tyre si faktor vendimmarrës. Për shumë prej tyre, situata perceptohet si “tradhëti e vlerave të opozitës” dhe jo thjesht si keqmenaxhim. Kjo përkthehet në:
– apati politike,
– distancim nga aktivitetet e partisë,
– rënie të pjesëmarrjes,
– dobësim të kapacitetit mobilizues.
Opozita pa zemrat e opozitarëve është thjesht një strukturë burokratike, jo një forcë politike e aq më pak forcë që duhet të frymëzojë për përmbysje të madhe siç realisht ka nevojë Shqipëria sot.
Kush janë pasojat afatgjata?
– kriza e përfaqësimit rrezikon të kthehet në krizë ekzistence
– të humbasë brezat e rinj të votuesve të qendrës së djathtë,
– të mos jetë alternativë e besueshme pushteti,
– të fragmentohet më tej në grupime me identitete të paqarta.
Çdo parti që humbet lidhjen me bazën, humbet edhe energjinë për të ekzistuar si aktor i rëndësishëm politik.