Ballina Politika “Nuk i ka punët në terezi në parti”, Ervin Goci: Monitorimi i...

“Nuk i ka punët në terezi në parti”, Ervin Goci: Monitorimi i statuseve të Spiropalit zbuloi se profilet që…

70
0

Pedagogu dhe aktivisti Ervin Goci, i ftuar në një studio televizive ka bërë një analizë të bazuar në teori shkencore mbi protestën qytetare që po zhvillohet në vend, si dhe reagimin e mediave dhe politikës ndaj saj.

Goci solli në vëmendje një monitorim konkret të kryer nga studentët e tij këtë semestër mbi profilet e zyrtarëve të lartë, duke u ndalur te rasti i ish-ministres së Jashtme, Elisa Spiropalit.

Aktivisti shpjegoi mekanizmin se si funksionon shoqëria dhe mediat në momente krizash apo protestash të mëdha, duke përdorur konceptin sociologjik të “spirales së heshtjes”.

“Unë i besoj një teorie, spiralja e heshtjes. Ajo thotë që për të parë pozicionet e njerëzve duhet një ngjarje presioni dhe aty i sheh trimat dhe lepurushat. Kur erdhi presioni, mediat u zhdukën. Ajo teori thotë se një minorancë e vendosur ka më shumë mundësi se një mazhorancë jo kohezive. Ajo minorancë, këtë lojë të së drejtës, i shohim këtu live. Kam bërë monitorime me studentët këtë semestër,” u shpreh Goci përballë gazetares Nisida Tufa.

Më tej, pedagogu ndau një gjetje mjaft interesante nga puna kërkimore e një prej studentëve të tij, i cili kishte analizuar reagimet në rrjetet sociale të Spiropalit.

“Një student më thoshte: ‘Monitorova statuset e Elisa Spiropalit. Ata që e mbështesin janë anonimë (profile false), dhe ata që nuk e mbështesin janë me emër dhe mbiemër’. Dhe kjo do të thotë se ajo nuk i ka punët në terezi në parti,” deklaroi Goci.