Ballina Kronika Kush janë 2 prej personave të akuzuar për vrasjen e biznesmenit në...

Kush janë 2 prej personave të akuzuar për vrasjen e biznesmenit në Elbasan, njëri prej tyre në arrest shtëpie

40
0

VNA ka siguruar fotot e dy autorëve të dyshuar të vrasjes së biznesmenit Mondi Mëhalla: Xhino Ago dhe Marselo Arani.

Në kuadër të operacionit policor të koduar “Strike”, policia ka zbardhur mekanizmin e vrasjes dhe ka identifikuar katër persona të përfshirë në ngjarje.

Dy janë arrestuar, ndërsa dy të tjerë janë shpallur në kërkim.

Të arrestuar:

• Xhino Ago, 32 vjeç, i dyshuar si bashkëpunëtor në vrasje.

• Kujtim Pisha, 52 vjeç, për moskallëzim krimi, pasi nuk ka dhënë informacion ndonëse ishte roje karburanti në zonë.

Të shpallur në kërkim:

• Marselo Arani, 32 vjeç, aktualisht nën masën “arrest në shtëpi” për një çështje tjetër.

• Armando Kola, 35 vjeç, nga Laçi.

Të dy dyshohen si ekzekutorët e vrasjes së biznesmenit.

Gjatë hetimeve u gjet i djegur automjeti i përdorur nga autorët, si dhe arma e zjarrit e ngjarjes. Po ashtu u sekuestruan 3 celularë, 2 DVR dhe dokumente shitblerjeje autolmjeti. Makina e përdorur në krim rezulton në pronësi të Xhino Agos, i cili ia kishte dhënë me hua Marselo Aranit.

Policia dhe Prokuroria vijojnë hetimet për identifikimin e personave të tjerë të përfshirë.