Ballina Kulturë Drama “Vizita” bën turin e teatrove italiane

Drama “Vizita” bën turin e teatrove italiane

19
0

Pas suksesit të vazhdueshëm në skenën shqiptare dhe jashtë vendit, drama “Vizita” me regji të Davide Iodice do të përmbyllë vitin 2025 me një tur të gjerë në disa prej teatrove më të rëndësishëm italianë.

Ajo ka patur sukses të jashtëzakonshëm si në Shqipëri ashtu dhe në Itali e gjetkë dhe është pritur kudo mes duartrokitjeve.

“Vizita” nuk është një shfaqje sepse ajo është jetë, është ajo çfarë duhet të jetë një teatër dhe është gjëja më e rëndësishme që teatri jonë ka”, u shpreh aktorja Rita Gjeka.

Ndonëse shfaqja luhet në gjuhën shqipe, publiku i huaj krijon një lidhje të fortë emocionale me të, falë temës universale dhe mënyrës së interpretimit sipas Gjekës.

“Vijnë dhe shqiptarë sepse janë atje por ata që e shohin dhe pse nuk e kuptojnë gjuhën shqipe thonë se e kuptojnë”, tha ajo.

“Vizita” është drama që bazohet në historinë e një engjëlli që zbret në Tokë dhe përballet me përçmimin dhe paragjykimet e njerëzve, si “i huaj, i ndryshëm e i deformuar”, duke ofruar një reflektim të thellë mbi natyrën njerëzore dhe pranimin e tjetrit, dukshëm influencuar nga “Idioti” i Dostojevskit.