Ballina Kosovë KQZ-ja certifikon partitë garuese për zgjedhjet e 28 dhjetorit

KQZ-ja certifikon partitë garuese për zgjedhjet e 28 dhjetorit

31
0

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka certifikuar 22 subjektet politike, që do të marrin pjesë në zgjedhjet e parakohshme të 28 dhjetorit.

Në listën e subjekteve të certifikuara nuk është Lista Serbe, e cila mori dy vota për, dy kundër, dhe pesë abstenime.

KQZ ka bërë të ditur se kanë aplikuar 24 subjekte politike, prej të cilave 18 parti politike, 3 koalicione, 2 iniciativa qytetare dhe 1 kandidat i pavarur.

Sipas vendimit të KQZ-së, këto janë subjektet politike të certifikuara:

Njoftimi:

LIDHJA DEMOKRATIKE E KOSOVËS – LDK;

PARTIA DEMOKRATIKE E KOSOVËS – PDK:

KOSOVA DEMOKRATIK TÜRK PARTISI;

INICIATIVA E RE DEMOKRATIKE E KOSOVËS;

NOVA DEMOKRATSKA STRANKA – NDS;

Za Slobodu Pravdu i Opstanak;

PARTIA LIBERALE EGJIPTIANE;

SOCIALDEMOKRATSKA UNIJA – SDU;

JEDINSTVENA GORANSKA PARTIJA;

PARTIA ROME E BASHKUAR E KOSOVËS;

AAK – ALEANCA PËR ARDHMËRINË E KOSOVËS;

Kosovaki Nevi Romani Partia;

FJALA;

LËVIZJA PËRPARIMTARE E ROMËVE TË KOSOVËS (LPRK);

KOSOVSKI SAVEZ;

PARTIA BALLI KOMBËTAR DEMOKRAT SHQIPTAR (PBKDSH).

Koalicionet:

Koalicioni “Lëvizja VETËVENDOSJE!”, i përbërë nga 4 partitë politike: Lëvizja VETËVENDOSJE!, GUXO, Alternativa dhe Partia Shqiptare Demokristiane (PSHDK).

Koalicioni “Koalicija VAKAT”, i përbërë nga 3 parti politike: Demokratska Stranka Bošnjaka (DSB), Bošnjačka Stranka Kosova (BSK) dhe Demokratska Stranka Vatan (DSV); dhe

Koalicioni “PAI – PDAK – LPB”, i përbërë nga 3 parti politike: Partia e Ashkalinjëve për Integrim (PAI), Partia Demokratike e Ashkanlive të Kosovës (PDAK) dhe Lëvizja për Bashkëveprim (LPB)”;

Iniciativat qytetare:

PSA; dhe

Iniciativa Qytetare për Kosovë.

Kandidat i pavarur:

NEDŹMIDIN SEJDILAR.

Drejtori i Sekretariatit të KQZ-së, Besnik Buzhala pati një sqarim për partinë Nisma.

“Në mesin e subjekteve politike që kanë aplikuar është dhe NISMA SOCIALDEMOKRATE – NISMA. Sipas njoftimit nga Zyra për Regjistrim, Certifikim dhe Kontrollin Financiar të Subjekteve Politike, ky subjekt politik i ka përmbushur të gjitha kriteret tjera, përveç listës së nënshkrimeve. Pas plotësimit të listës së nënshkrimeve, subjekti politik do t’i nënshtrohet certifikimit nga KQZ. Subjektit politik, i është dhënë afat për plotësim të listës së nënshkrimeve deri 3 dhjetor 2025, në orën 12:00”, tha ai.

Ndërkaq, rekomandimi për certifikimin e partisë politike Srpska Lista, nuk mori votat e nevojshme për t’u certifikuar.