Një ngjarje e pa precedent ka ndodhur në Greqi.
Oficerët e policisë që arrestuan një hajdut në orët e para të së martës në Selanik u habitën kur zbuluan se ai mbante një kateter intravenoz në dorë. Kur e pyetën se çfarë po ndodhte, ai u përgjigj se po kurohej për pneumoni në Spitalin Hipokratik.
Sipas mediave greke, që nga mesnata, qendra operative e Veprimit të Menjëhershëm në Selanik ka marrë telefonata të ndryshme nga qytetarë të cilët raportuan se një person po përpiqet të hyjë me forcë në dyqane dhe makina në zonën e Spitalit Ippokrateio.
Telefonata e parë u bë 30 minuta pas mesnatës kur pacienti 27-vjeçar u përpoq të futej me forcë në një kamion. Pak kohë më vonë ai u përpoq të futej me forcë në një dyqan lulesh në rrugën Konstantinoupoleos.
Në orën 2:15, ai u pikas nga ekipi i Patrullës që pasoi një ndjekje në këmbë, e cila përfundoi me arrestimin e 27-vjeçarit.







