Nga Indrit Vokshi
Sma ka qejfi të komentoj atë parti por nganjëherë duhet.
Foltoren nr.1 e nisën në shtator 2021, u rebeluan me arsyet:
1. U shitën zgjedhjet
2. Smund të presim prej ShBA se këtu nuk votojnë amerikanët
3. Kryetari i partisë vendos vetë, ka kryetarokraci, duhet të vendosë anëtarësia, jo kryetari.
Shumë bukur! Arsye që qëndrojnë.
Sot në 2025:
1. Zgjedhjet janë humbur, janë 13 mandate më pak se në 2021. A u shitën zgjedhjet në 2025?
2. Ka 3 vjet që thuhet se shpëtimi vjen nga Amerika. Çfarë ndodhi tani, a paska rëndësi Amerika? Pse nongrata nuk po hiqet as me Trump?.
3. Kryetari caktoi vetë kë deshi, si gjithmonë. Pse këtij i lejohet të caktojë kë të dojë?
Mirëpo ndryshe prej vitit 2021, sot ska asnjë rebelim kundër kryetarit dhe rrethit të tij! Edhe pse janë humbur zgjedhjet shumë më thellë se në vitin 2021, askush nuk po akuzon kryetarin aktual se i shiti zgjedhjet. Pse ketë nuk po e akuzojnë për shitje zgjedhjesh, meqenëse ky ka humbur edhe më thellë?
Pse nuk po përdoret i njejti standard gjykimi, siç u gjykua kryetari i vitit 2021?
Sepse janë imoralë të mëdhenj? Sepse nuk kanë asnjë standard moral, e asnjë princip në gjykim? Kanë vetëm mite e inate, kanë vetëm urrejtje dhe idhujtari, dhe rebelohen vetëm për këto inatet, idhujtarinë dhe tifozlliqet e tyre.
Unë e di se i gjithë rebelimi ishte veç për personin Sali Berisha, por ngaqë nuk e thonë haptas qëllimin e vërtetë pse u rebeluan, ngaqë mshefen pas demokracisë, meritokracisë, gjoja sikur kishin hallin pse u humbën zgjedhjet etj, them janë imoralë të mëdhenj.
Se ja ku jemi, gjendemi para të njejtës situatë; humbje zgjedhjesh, mirëpo nuk e quajnë humbës serial Sali Berishën, as e akuzojnë se shiti zgjedhjet. Gjendemi në kushtet kur kryetari ka emëruar kë ka dashur, pa pyetur anëtarësinë. E askush nuk flet, askush nuk rebelohet si në 2021. Pse spo rebelohen, a ndodhemi në të njejtat kushte?
E për ta vërtetuar imoralitetin, sapo ta lexojnë ketë shkrim, nuk do të reflektojnë mbi të vërtetën e parashtruar por do të nisin të shajnë autorin e shkrimit.
Ejani akuzojmë socialistët se i rrinë Ramës në rresht, por veten nuk e shohin si i rrinë Sali Berishës në rresht. Sepse rreshti i këtyre është rreshti i lirisë dhe demokracisë.







