Rihanna “shpërtheu” internetin të enjten duke publikuar disa fotografi tërheqëse në Instagram.
Këngëtarja e hitit “Diamonds” u shfaq me një set të kuq të brendshmesh me motive lulesh nga koleksioni i saj veror i Savage X Fenty.
Dizajnerja bëri një punë të shkëlqyer duke i modeluar vetë këto veshje, duke vënë në pah një reçipetë të hapur, një tanga G-string dhe një minifund me një hapje në pjesën e pasme që zbulonte më shumë nga sa pritej.
Fansat reaguan menjëherë ndaj imazheve, duke thënë se ajo “është më seksi se kurrë” dhe se “duhet të arrestohet për sa e zjarrtë duket”.
Përshkrimi që shoqëronte fotot ishte: “Një moment për këtë pamje të @badgalriri 😍 Koleksioni Monamour është tashmë i disponueshëm në savagex.com.”







