Ballina Sport Tronditet Egnatia/ Trajneri i dy-herë kampionëve të Shqipërisë shtrohet në spital, shfaq...

Tronditet Egnatia/ Trajneri i dy-herë kampionëve të Shqipërisë shtrohet në spital, shfaq probleme me zemrën

43
0

Klubi i Egnatias është tronditur këto dy ditë, pasi tekniku i rrogozhinasve, Edlir Tetova, i është nënshtruar një ndërhyrje kirurgjikale në zemër.

Ngjarja ka ndodhur dy netë më parë, kur Tetova nuk është ndjerë mirë rrugës për në shtëpi.

Pasi ka ndjerë disa probleme, ai është nisur menjëherë me makinën e tij për në spital dhe pas një kontrolli u zbulua se 90% e arteries së zemrës i ishte bllokuar.

Menjëherë iu nënshtrua një ndërhyrje kirurgjikale ku vendosi stendë, ndërkohë që mjekët i thanë që duhej të qëndronte disa ditë qetësi.

Në ndeshjet e radhës, drejtimin e Egnatias do ta marrë zëvendës-trajneri Juljan Brahja, ndërkohë që klubi do të presë Tetovën deri sa të rikuperohet plotësisht.