Ballina Aktualitet Kampusi i Kolegjit Evropian, Berisha: Skandal, vjedhje e miliona eurove! Kanë fryrë...

Kampusi i Kolegjit Evropian, Berisha: Skandal, vjedhje e miliona eurove! Kanë fryrë për interesa korruptive koston e jetesës për studentët!

31
0

Kreu i PD-së, Sali Berisha ka hedhur akuza se Kampusi i Kolegjit Evropian, sipas tij, është një skandal vjedhje i miliona eurove, duke theksuar se burat janë paracaktuar nga Federica Mogherini dhe kryeministri Edi Rama.“Plas skandali tjetër i vjedhjes së miliona e miliona eurove të taksapaguesve shqiptarë dhe europianë me kampusin e Kolegjit Evropian në Tiranë dhe me bursat e studentëve të përcaktuara nga Lubi Mogherini dhe Ramaduro”, theksoi kryedemokrati.

Berisha shtoi se ka pasur një marrëveshje të fshehtë me qeverinë shqiptare, që nuk është publikuar për shkak se është korruptive.

“Është vendosur të ndërtohet me 17 milionë euro të taksapaguesve shqiptarë kampusi i Kolegjit Bryzh duke marrë pikërisht për këtë qëllim truallin e parashikuar për ndërtimin e kampusit të studentëve të Universitetit të Tiranës, për të cilin ekzistonte edhe projekti i kampusit”, theksoi ai. Gjithashtu shtoi Berisha, “Federica Mogherini dhe Ramaduro e vlerësimet e tyre kanë fryrë për interesa korruptive koston e jetesës për studentët e Kolegjit Europian në Tiranë dhe kanë caktuar si bursë shumën 27 mijë euro kundrejt 29 mijë euro që është shumë për studentët që studiojnë në Belgjikë në Kolegjin e Bryzhit”.

Sali Berisha: Dy Lubitë dhe Ramaduro në mes. Pas skandalit të vjedhjes së 50 milionë eurove të taksapaguesve shqiptarë në tenderin e tunelit të Llogarasë nga Ramaduro dhe Lubi Balluku, plas skandali tjetër i vjedhjes së miliona e miliona eurove të taksapaguesve shqiptarë dhe europianë me kampusin e Kolegjit Evropian në Tiranë dhe me bursat e studentëve të përcaktuara nga Lubi Mogherini dhe Ramaduro, kreu i narkoshtetit të parë dhe të vetëm në Europë.

E përbashkëta e këtyre dy skandaleve të përmasave ndërkombëtare është se në të dyja del protagonist kryesor Edi Rama, njëheras kryeministri më i korruptuar i Europës.

Me një marrëveshje të fshehtë me qeverinë shqiptare, që nuk është publikuar sepse është korruptive, është vendosur të ndërtohet me 17 milionë euro të taksapaguesve shqiptarë kampusi i Kolegjit Bryzh duke marrë pikërisht për këtë qëllim truallin e parashikuar për ndërtimin e kampusit të studentëve të Universitetit të Tiranës, për të cilin ekzistonte edhe projekti i kampusit.

Po kështu për të vazhduar vjedhjen e parave, Federica Mogherini dhe Ramaduro e vlerësimet e tyre kanë fryrë për interesa korruptive koston e jetesës për studentët e Kolegjit Europian në Tiranë dhe kanë caktuar si bursë shumën 27 mijë euro kundrejt 29 mijë euro që është shumë për studentët që studiojnë në Belgjikë në Kolegjin e Bryzhit.

Ndërkohë që rroga mesatare në Shqipëri është 5 herë më e ulët se rroga mesatare në Mbretërinë e Belgjikës.

Përveç këtyre, me një marrëveshje sekrete që në kundërshtim me ligjin nuk u publikua kurrë, është ndryshuar duket edhe destinacioni i Piramidës, e cila me një shumë prej 16 milionë euro, u rikonstruktua për të funksionuar si qendër e teknologjisë së lartë për të rinjtë shqiptarë, por sipas njoftimeve të medias del se i është dhënë Kolegjit Europian në Tiranë, në përdorim apo në pronësi, këtë askush nuk e di.