Ballina Kronika Devoll/ Përshtatën lokalin për lojra fati, arrestohen administratori dhe menaxheri

Devoll/ Përshtatën lokalin për lojra fati, arrestohen administratori dhe menaxheri

31
0

Janë arrestuar këtë të mërkurë dy persona pasi kishin vënë në dispozicion një lokal për organizimin e kundërligjshëm të lojërave të fatit.

Sipas raportimeve nga policia, në pranga ka rënë administratori i lokalit Petrika Merolli, 45 vjeç, banues në Bilisht, për veprat penale “Organizimi ose ushtrimi i veprimtarive të lojërave të fatit në kundërshtim me ligjin”, “Vënia në dispozicion e lokaleve për lojëra fati” dhe “Fshehja e të ardhurave” dhe “Punësimi i paligjshëm”.

Sakaq, ka rënë në pranga edhe menaxheri i lokalit, Ergi Medolli, 26 vjeç, banues në Bilisht, për veprat penale “Organizimi ose ushtrimi i veprimtarive të lojërave të fatit në kundërshtim me ligjin”, “Vënia në dispozicion e lokaleve për lojëra fati” dhe “Fshehja e të ardhurave”.

Gjithashtu, u referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasit E. U., 25 vjeç, dhe F. M., 23 vjeç, banues në Bilisht, të cilët u kapën në lokal duke luajtur lojëra fati.

Nga hetimet rezultoi se 45-vjeçari kishte marrë me qira lokalin dhe kishte punësuar në mënyrë të paligjshme, si menaxher, Ergi Medollin. Në lokalin e përshtatur për veprimtarinë e paligjshme të lojërave të fatit u gjetën pajisje elektronike që shërbenin për këtë veprimtari dhe disa bileta, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale”, thuhet në njoftimin e policisë.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Korçës për veprime të mëtejshme.