Ballina Aktualitet Mazhoranca dhe Bashkitë në një zë për projektligjin e gjuetisë! Pas moratoriumit,...

Mazhoranca dhe Bashkitë në një zë për projektligjin e gjuetisë! Pas moratoriumit, monitorimi i zonave të mbrojtura do i kalojë pushtetit vendor

25
0

Komisioni për Bujqësinë, Ushqimin dhe Zhvillimin Rural mbajti sot dëgjesën publike për projektligjin “Për gjuetinë” me aktorë interesi OJF/ORG me fokus kryesor mbrojtjen e mjedisit dhe faunës së egër.

Mbledhja ishte e përbashkët me Komisionin për Burimet Natyrore, Infrastrukturën dhe Zhvillimin e Qëndrueshëm.

Sipas projektligjit të ri për gjuetinë, pas moratoriumit, monitorimi i zonave te mbrojtura pritet t’i kaloje pushtetit vendor.

Deputetët e mazhorancës, përfshi kryetarët Anila Denaj dhe Blendi Klosi u shprehën dakord me këto ndryshime, që moratoriumi i gjuetisë t’i kalonte për menaxhim pushtetit lokal, pasi i ka mundësitë.

Kurse nënkryetari Blendi Himçi, deputet i PD-së, ngriti disa pyetje dhe dyshime në lidhje me pushtetin vendor dhe kapacitetin e tij.

“Nuk shikojmë rritje të kontrollit të territorit. Ngrihet pyetja nëse bashkitë i kanë kapacitetet dhe mundësitë për ta kontrolluar edhe moratoriumin e gjuetisë. Duhen parë kapacitetet reale nëse ekzistojnë këto mundësi sepse shohim edhe problematika dhe vështirësi në kontrollin e territorit. Problem mbetet edhe kontrolli i gjuetisë së paligjshme. Po flasim për kontrollin e gjuetisë së paligjshme”, tha ai.

Kurse në emër të kryetarëve të Bashkive foli kryebashkiaku i Elbasanit, Gledjan Llatja, i cili parimisht u shpreh dakord me ndryshimet për ligjin e moratoriumit të gjuetisë dhe kalimit të tij në kompetencat e pushtetit lokal.

“Jemi njohur me draftin dhe me projektligjin. Kemi mditë që kemi ndlauar edhe gjuetinë në bashki, Është një ligj i mirëk, sidomos për zonat specifike të gjuetisë dhe në këtë proces. Bashkitë i kanë aftësitë, kompetencat dhe mundësitë për t’i kontrolluar, kemi edhe Inspektoriatet e Pyjeve dhe të tjerat në territor për ta monitoruar dhe për të qenë në shërbim të zbatimit të ligjit nga pushteti vendor. Deri tani kemi treguar se menaxhimi i pyjeve ka qenë i mirë, ka vullnet edhe për shtim të të ardhurave dhe kjo konvergon edhe me draftin e këtij ligji”, tha Llatja mes të tjerash. 

Më tej ai shtoi se:

“Në parim jam dakord me projektligjin, i cili rregullon atë që deri tani ka qenë i ndaluar dhe rregullimi është bërë i saktë”, tha Llatja.