Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha nga foltorja e Kuvendit komentoi edhe drejtoreshën e AKSHI-t, Mirlinda Kërçanaj, e cila një ditë më para u paraqit në SPAK, për hetimet në lidhje me tenderat abuzive në këtë institucion.
Sipas Sali Berishës në zyrat e AKSHI-t bëhej kërdinë me tenderat, që sipas tij i fitonte baxhanaku i kryeministrit.
Berisha solli në vëmendje edhe ish zyrtarin e AKSHI-t, Daniel Shima, që siç tha kreu i PD-së ka dy muaj që është mbyllur dhe nuk del nga dhoma.
Ai tha se Shima u rrëmbye dhe u dhunua nga bandat e Elbasanit.
“Ju e patë dje, doli nga dera e Prokurorisë Lubia numër 2. Kjo Lubia numër 2 më duhet të citoj Arben Ahmetajn që thoshtë “AKSHI ishte kopshti privat i Edi Ramës”. Në grazhdin e AKSHI-t bënte kërdinë baxhanaku, Fangu. Fangu fitonte me dhjetëra tendera. Në përcaktimin e fituesve të tenderave në AKSH ishte sipas Geron Meces edhe vetë zonja Linda. Kjo ishte drejtoria e familjes. A e dini ju sa janë thirrur në SPAK nga kjo drejtori?! 25 vetë. E keni harruar ju fatin e Danielit?! Daniel Shima a ju thotë ndonjë gjë ju?! Shima sapo doli Lubia 2 nga SKAPI, shkoi në zyrë dhe e shkarkoi. E shkarkoi dhe pas disa javësh uniforma me polic e rrethojnë, e grabisin. Fati dhe zoti i dha mundësi të cojë një mesazh “po më marrin peng” dhe banda e Elbasanit e rrahu gjithë natën, por nuk e vrau sepse do dilte. AI është në shpi. Ai ka dy muaj që e ka mbyllur dhe nuk del nga dhoma. Danieli i AKSHI-t. E patë ju Lubinë 2 si doli”, tha nder te tjera kreu i PD.



