Ish-mbretëresha e bukurisë Trinity Poague, së cilës iu hoq titulli Miss Donaldsonville pas arrestimit të saj, doli në gjyq këtë javë për vrasjen e djalit 18-muajsh të të dashurit të saj në vitin 2024.
Poague u arrestua në janar 2024 për vdekjen e fëmijës së vogël Romeo Angeles dhe është deklaruar e pafajshme për të gjitha akuzat. Ajo po gjykohet me akuzat për vrasje të shkallës së parë, mizori ndaj fëmijëve të shkallës së parë, vrasje të rënduar dhe sulm të rënduar.
Sipas një deklarate nga Byroja e Hetimit e Xhorxhias, djali u gjet pa ndjenja në kampusin e Universitetit Shtetëror Jugperëndimor të Xhorxhias.
Prokurorët argumentuan se Poague e kishte inat fëmijën pasi donte të kishte një fëmijë të vetin me të dashurin e saj, Julian Williams.
Sipas prokurorisë, Poague e goditi fëmijën me një objekt në kokë, gjë që i shkaktoi dëmtime fatale të trurit, raporton kp.
Babai i fëmijës, Julian Williams, dëshmoi dje dhe tha se Poague i tha atij se djali ra nga shtrati. Po dje, dëshmoi edhe një mjek në Spitalin Phoebe Sumter, Michael Busman. Ai i tha gjykatës se me të mbërritur në spital, fëmija nuk merrte frymë, nuk kishte puls dhe nuk po i përgjigjej stimujve. Busman deklaroi gjithashtu se nuk besonte që lëndimet e djalit mund të ishin shkaktuar nga rënia nga shtrati.







