Ballina Sport Medon Berisha po shkëlqen në Serinë A, flet personi që e zbuloi

Medon Berisha po shkëlqen në Serinë A, flet personi që e zbuloi

24
0

Medon Berisha kryesisht po luan si mesfushor sulmues te Leçe dhe deri tani ka shënuar dy gola dhe ka dhënë tre asiste.

Një lojtar me aftësi të jashtëzakonshme me topin  dhe një gjuajtje të fuqishme dhe të saktë, futbollisti i Kombëtares tashmë u dallua sezonin e kaluar, megjithëse një sërë problemesh fizike ngadalësuan rritjen e tij. Megjithatë, këtë vit, ai duket e ka gjetur qëndrueshmërinë e duhur dhe po e shpërblen plotësisht besimin e të gjithëve.

Për të folur rreth tij, “Tutomercato” intervistoi personin që e pa të rritej, përkatësisht Kristian Franke, kreu i sektorit të të rinjve te Jang Bojs , ku Berisha luajti midis viteve 2015 dhe 2022 para se të mbërrinte në Salento.

Çfarë mund të na thoni për Berishën që admironit te Jang Bojs?

“Medon demonstroi cilësitë e tij që në moshë të re dhe ishte një lojtar interesant për ekipet tona. Në sezonin 2021/22, ai pati mundësinë të luante në Ligën e të Rinjve UEFA, duke u bërë kampion i Zvicrës me ekipin kombëtar U18 në sezonin 2020/21.”

A i ngjan ndonjë lojtari të veçantë?

“Nuk mund të përmend një. Ai ka aftësinë ta kuptojë lojën, të marrë vendime, por është gjithashtu i aftë të shënojë gola.”

A e mbani mend se si shkuan negociatat me Leçen dhe pse vendosët ta shisnit?

“Medon nuk ndoqi rrugën ideale që ne besojmë se është më e mira për zhvillimin e lojtarëve të rinj, sepse besojmë se ata duhet së pari të integrohen në ekipin tonë të parë dhe të bëhen lojtarë të rëndësishëm. Ai vendosi të shkojë jashtë vendit dhe ne gjetëm një zgjidhje me Leçen. Dhe sot jemi të lumtur që ai po bën mirë në Serie A.”