Ballina Rajoni Protestat në Greqi/ Bllokohet qarkullimi Kakavijë–Janinë, ja në cilën orë nuk do...

Protestat në Greqi/ Bllokohet qarkullimi Kakavijë–Janinë, ja në cilën orë nuk do lejohen kalimet

29
0

Aksi Kakavijë–Janinë do të një bllokim të përkohshëm pasditen e sotme, pasi fermerët grekë do të zhvillojnë një protestë në kryqëzimin e fshatit Kallpaq.

Lëvizja do të ndalohet nga ora 19:00 deri në 22:00 (sipas orës lokale greke).

Kjo me përjashtim të automjeteve që transportojnë raste emergjente shëndetësore.

Policia kufitare u bën thirrje qytetarëve të tregojnë mirëkuptim dhe të planifikojnë udhëtimet në orare të tjera të ditës, për të shmangur vonesat.