Të paktën 23 persona kanë humbur jetën në një zjarr në një klub nate të njohur në shtetin perëndimor indian të Goas, tha të hënën kryeministri i shtetit Pramod Sawant dhe zyrtarë të tjerë lokalë.
Sipas policisë, zjarri shpërtheu në një diskotekë në Arpora, në lagjen Veriore të Goas.
“Sot është një ditë shumë e trishtueshme për të gjithë ne në Goa. Një zjarr i madh në Arpora ka marrë jetën e 23 personave”, tha Savand.
Tre persona humbën jetën për shkak të djegieve dhe pjesa tjetër nga asfiksia.
Sipas një raporti në gazetën Indian Express, shkaku i mundshëm i zjarrit ishte shpërthimi i një bombole gazi që përdorej në kuzhinë.
Goa – një ish-koloni portugeze, e lagur nga Deti i Omanit – është një magnet për turistët nga e gjithë bota. Muajt e dimrit zakonisht kanë një kulm në vizita.



