Ballina Lifestyle Barcelona në krye: Qyteti më i mirë për jetën e natës në...

Barcelona në krye: Qyteti më i mirë për jetën e natës në 2025

0
39

Një studim i platformës së argëtimit JB ka renditur qytetet më të mira globale për jetën e natës, duke analizuar sigurinë, dendësinë e bareve, çmimet e pijeve dhe aktivitetet pas errësirës. Sipas raportit, rreth 60% e udhëtarëve e zgjedhin destinacionin bazuar te jeta e natës.

Barcelona kryeson listën falë mbi 300 bareve për 100 km², klubeve ikonike si Pacha, Sala Apolo dhe Razzmatazz, si dhe një vlerësimi të lartë prej 4.48/5, me lokalet që qëndrojnë hapur deri në 6 të mëngjesit.

Pas saj renditen Parisi, Tokio, Praga dhe Tbilisi, i cili surprizon me një vlerësim edhe më të lartë se Barcelona (4.61), çmime të ulëta dhe një skenë të fortë tekno.

Në listë bie në sy edhe Bali, i cili, megjithëse me më pak bare për sipërfaqe, ka vlerësimin më të lartë për vendet e festave, 4.64/5, dhe një skenë të gjallë në Seminyak, Canggu dhe Kuta.

Sa i takon çmimeve, Parisi rezulton qyteti më i shtrenjtë për pije (mesatarisht 8.15 dollarë), ndërsa Budapesti ofron çmimet më të ulëta, vetëm 2.99 dollarë, por renditet i dhjeti për shkak të orareve më të kufizuara.

Renditja e Top 10 qyteteve për jetën e natës në 2025:

Barcelona

Parisi

Tokio

Praga

Tbilisi

Seuli

Jerevani

Bangkoku

Bali

Budapesti

Raporti nxjerr në pah dominimin europian, ndërsa destinacionet aziatike vazhdojnë të fitojnë terren falë kombinimit të çmimeve të arsyeshme dhe ofertës së larmishme të argëtimit.