Nga Ylli Dylgjeri
Dëgjojeni në Pod kast…po s’jeni ende të velur me Ramën.
Ose dëgjojeni dhe villni.
Ai sërisht na thotë:
Ankimimi në GJK nuk është betejë politike, apo presion, por një betejë institucionale!!!
Kështu na thotë?
Kur ke pyetur Ti për Institucionin?
Dhe këtu më vjen pyetja po vjedhja, grabitja, mashtrimi i derisotëm është institucional?
Po rekrutimi i nëpunësve, i stafeve, i dorëzanëve, i presta nomeve, i mafiozëve, i drogmenëve është institucional?
Po ndalimet e burgosjet e stafit Tuaj të afert a ka në ardhur nga veprime institucionale?
Po vjedhja e zgjedhjeve sipas Raportit të OSBE është institucional?
Po vendimmarrjet për PPP e Konçesione është institucional?
Po skandalet e mëdha para e pas teje në ekonomi a janë institucionale?
Po 200 mijë dosjet në pritje në raftet e Gjykatave, të të gjitha niveleve janë institucioni i Drejtësisë? Janë afate ligjore?
Po milionat e humbura nga këto gjygje a nuk janë shkeljet e Tua institucionale?
Po…?
Nuk kanë fund shkeljet e Tua institucionale në 13-të vite qeverisje.
Kjo fjalë e madhe institucion, në gojën Tuaj sot tingëllon e dëgjohet si prostitucion!
Çlidhje ke Ti me institucionin?
Në historinë e Shqipërisë pos lufte Ti je i pari armik i institucionit.
Institucioni fillon kur të zbatohet ligji.
Institucionet fillojnë kur të dënohesh Ti.







