Ballina Politika Kandidatja e Berishës për Avokatin e Popullit: Nuk kam dhënë dorëheqjen nga...

Kandidatja e Berishës për Avokatin e Popullit: Nuk kam dhënë dorëheqjen nga funksionet e mia në Partinë Demokratike

45
0

Partia Demokratike ka vendosur të kandidojë për Avokatin e Popullit, sekretaren për Marrëdhënien me Publikun në vetë selinë blu.

Teksa ditën e djeshme u raportua se Jola Hysja s’ka mbledhur dot as 28 firma, sot të tjera detaje dalin në pah. Video e mëposhtme tregon se ajo me krenari ka pohuar para Komisionit të Ligjeve s’e nuk është dorëhequr nga funksionet në PD.

Ky është një nga kriteret bazë për kandidatët për AP, që përcaktohet në Nenin 61 të Kushtetutës, në nenin 10 të Ligjit për Avokatin e Popullit si dhe në kriteret e vendosura nga Kuvendi ku thuhet se: Kandidatët nuk bëjnë pjesë në parti apo organizata politike, nuk kryejnë veprimtari tjetër politike, shtetërore etj.

Për të plotësuar të njëjtin kriter, Adriana Kalaja u dorëhoq nga postet e saj në PD duke e deklaruar edhe publikisht tëheqjen në emër të gareës për Avokat të Popullit. Por duket se për Hysajn nuk kanë rëndësi ligjet dhe rregullat e lojës, e aq më pak për Berishën që ka zgjedhur ta kandidojë si pa të keq.